Thursday, August 27, 2009


Behrami nuk është i interesuar për Milanin


Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, raportohet se ka refuzuar të bisedojë me Milanin për një largim nga West Ham United.


Behrami është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa së fundi ka qenë nën vëzhgim të Milanit, që dëshiron të forcojë repartin defansiv.

Por agjentët e Behramit ua kanë bërë të qartë ndërmjetësuesve të Milanit se ai nuk është duke menduar të largohet nga West Hami, ku ka një raport të shkëlqyeshëm me trajnerin Gianfranco Zola.

Behrami kaloi në West Ham sezonin e kaluar pas një përvoje të suksesshme në Serie A te Lazio.

No comments:

Post a Comment