Thursday, August 27, 2009


Baptista në negociata me Interin


Agjenti i sulmuesit brazilian Julio Baptista, Herminio Menendez, ka pohuar se ai është në negociata me Interin për transferimin e klientit të tij te kampioni i Italisë.


Mediat italiane që në mëngjes paralajmëruan se Julio Baptista është zgjidhja e parë e nerazurëve pas dështimit të Wesley Sneijder. Spekulohet se Roma dhe Inter tashmë kanë arritur marrëveshje për transferim të brazilianit, që thuhet të jetë rreth 8-9 milionë euro.

Se ish-lojtari i Real Madridit dhe Arsenalit është afër kalimit në Giseppe Meazza, ka pohuar edhe agjenti i tij.

“Jemi duke biseduar me Interin për transferim të Baptista. Negociojmë për transferim të përhershëm. Futbollisti ende nuk ka biseduar me drejtuesit e Romës, me sa di unë”, ka thënë Menendez.

“Pres që operacioni të përfundojë brenda një periudhe të shkurtër, pasi afati kalimtar përfundon të hënën”, ka shtuar ai.

No comments:

Post a Comment