Thursday, August 27, 2009


Maradona: Argjentina kërkon fitore përballë Brazilit


Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se përfaqësuesja e Brazilit ka një përbërje të shkëlqyeshme, por edhe krahas asaj, ata mendojmë t’i fitojnë tri pikë nga përballja e javës së ardhshme.


Argjentina më 5 shtator e pret kombëtaren e Brazilit, ndeshje e cila mund të tregohet shumë e rëndësishme për kualifikimet për Botërorin 2010.

“Ata kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Konfederatave. Mendoj se e vetmja gjë që ku janë munduar, ka qenë të gjejnë zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të majtë”, ka thënë Maradona.

“Ata vërtet kanë një ekip të fuqishëm. Por të jem i qartë: ne do të synojmë fitoren dhe tri pikë”, ka shtuar argjentinasi.

Maradona po ashtu ka thënë se nëse do të zgjidhte një lojtar Brazilin për ekipin e tij, ai do të ishte Kaka. Ndërsa për brazilianët, është i sigurt se do ta dëshironin Lionel Messin.

No comments:

Post a Comment