Thursday, August 27, 2009


Chelsea kthehet kah Di Maria


Klubi i Premier League, Chelsea, raportohet se ia ka vënë syrin anësorit të Benficas, Angel di Maria.


Sipas Daily Mail, Chelsea do të ketë konkurrencën e ish-menaxherit, Jose Mourinho, i cili dëshiron ta transferojë atë në Inter.

21-vjeçari tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane që kur shkëlqeu në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, duke shënuar golin e fitores në finale ndaj Nigerisë që i solli edhe medaljen e artë Argjentinës.

No comments:

Post a Comment