Thursday, August 27, 2009


United do të ofrojë 15 milionë funte për Robben


Manchester United planifikon të ofrojë 15 milionë euro për anësorin e Real Madridit, Arjen Robben.


The Sun shkruan se 26 milionë funte janë ndarë për Robben, por United do të përpiqet ta zbresë çmimin këtë vikend.

Drejtuesit e klubit anglez do të fillojnë ofertën me rreth 11 milionë, duke shpresuar se ngritja deri në 15 milionë funte do të jetë e mjaftueshme për të marrë mesfushorin.

Robben, 26-vjeçar, shihet si një mesfushor kreativ i cili mund të ndihmojë në mbulimin e zbrazëtirës së lënë pas largimit të Cristiano Ronaldo, që i solli plot 80 milionë funte ekipit anglez.

Robben ishte afër kalimit në United edhe në vitin 2004 nga PSV Eindhoven, por pastaj u transferua te Chelsea për 12 milionë funte.

No comments:

Post a Comment