Thursday, August 27, 2009


Hughes: Lescott më i mirë se Terry dhe Rio


John Terry dhe Rio Ferdinand mund të jenë zgjidhja e parë e qendrës për kombëtaren angleze, por menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, beson se Joleon Lescott është më i miri në Ligën Premier.


Mbrojtësi anglez u transferua për 22 milionë funte nga Evertoni, dhe bëhet kështu përforcimi i fundit i Manchester Cityt.

“Jam i ngazëllyer që e kam Joleon në klub. Ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, por unë ndjej se Joleon është mbrojtësi më i mirë i qendrës në Ligën Premier dhe do të jetë për shumë vite”, ka thënë Hughes, pasi ka përmbyllur nënshkrimin me lojtarin.

No comments:

Post a Comment