Thursday, August 27, 2009

Juve sot transferon Grosson?


Juve sot transferon Grosson?


Sipas "Tuttosport", Juventusi do ta transferojë Fabio Grosson gjatë ditës së enjte.


Gjatë gjithë këtij afati kalimtar, bardhezinjtë kanë qenë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Lyonit, dhe pas spekulimeve të shumta, duket që më në fund do të realizohet transferimi.

Drejtorët e Juves, Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco, do të udhëtojnë në Monako për të biseduar me presidentin e Lyonit, Jean-Michel Aulas, me të cilin pritet të arrijnë marrëveshje për mbrojtësin italian.

Pritet që Juve t’i ofrojë Lyonit 1.5 milionë euro për lojtarin, ndërsa Grossos do t’i ofrohet kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej dy milionë eurosh.

No comments:

Post a Comment