Thursday, August 27, 2009


Ronaldinho: Erdha në Milan për të fituar


Edhe pse Milani nuk ka luajtur mirë gjatë ndeshjeve parasezonale, Ronaldinho beson se ato rezultate nuk duhet të merren parasysh, porse duhet të ndiqet Milani të shtunën në Derby della Madonnina.


“Në krahasim me vitin e kaluar, unë jam një njeri shumë i lumtur. Luaj 90 minuta, kam besimin e secilit dhe ndjehem mirë. Ky është momenti im më i mirë qëkur jam te Milani”.

“Kam ardhur te Milani të fitoj. Mendoj se tani është koha për të fituar. Mund të bëhemi kampionë falë njerëzve me përvojë që kemi këtu”, është shprehur braziliani për “Il Corriere della Sera”.

No comments:

Post a Comment