Thursday, August 27, 2009


LK: Stuttgart dhe Fiorentina barazojnë por kualifikohen


Stuttgart dhe Fiorentina kanë siguruar biletën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kanë barazuar që të dyja si vendas në ndeshjet e të mërkurës, përballë Politechnica Timisoara, respektivisht Sporting Lisbonës.


Ekipi italian Fiorentina edhe pse barazoi 1-1 në fushë të vet ndaj portugezëve të Sporting, kualifikohet për në fazën e grupeve falë më shumë golave të shënuar në ndeshjen e parë si mysafir (2-2).

Portugezët kaluan të parët në epërsi me anë të Joao Mutinho që në pjesën e parë të ndeshjes (35’), ndërsa italianët barazuan me atë të Stevan Jovetic (54’), që doli të ishte vendimtar për kualifikimin e Fiorentinës.

Stuttgarti ka barazuar në fushë të vet pa gola ndaj rumunëve të Politechnica Timisoara, por kualifikohet falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

APOEL Nicosia ka mposhtur ekipin e Copenhagen me rezultat 3-1, dhe qipriotët kualifikohen për në fazën e grupeve me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Më tej vazhdon edhe Olympiakos, që mposhti ekipin moldav, Sheriff, me rezultat 1-0 (rezultati nga të dyja ndeshjet 3-0).

No comments:

Post a Comment