Thursday, August 27, 2009


Lojtarët e Celtic kërkojnë ndëshkimin e Eduardos


Mesfushori i Celtic, Massimo Donati, ka kërkuar nga UEFA përjashtimin nga gara e mëtejme për sulmuesin e Arsenalit, Eduardo, për mënyrën se si ai e fitoi penaltinë në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.


“Nuk është mirë kur dikush e bën atë. Nuk ishte penalti, çdokush e pa atë. Kjo është pjesë e futbollit dhe nuk mund të bëni asgjë para se arbitri ta referojë. Unë mendoj se nuk është vetëm futbolli, duhet të jeni të sinqertë, dhe njerëzit ndonjëherë nuk janë të sinqertë”, ka thënë mesfushori.

“Ai mund të ketë probleme. Për mua, është i njëjtë si incidentet tjera në të kaluarën. E kemi parë atë në disa raste me lojtar të Rangers dhe të tjerë dhe ata janë përjashtuar. Nëse UEFA mendon se është një situatë e ngjashme, ai duhet të ndëshkohet”, ka shtuar Donati.

No comments:

Post a Comment