Thursday, August 27, 2009


Milito shpreson në partneritetin e suksesshëm me Eto’o


Sulmuesi i ri i Interit, Diego Milito, është i bindur se partneritet ‘vdekjeprurës’ me Samuel Eto’o gjatë këtij sezoni te Interi do të funksionojë.


“Nuk e di nëse jemi partnerët më të fuqishëm në Serie A. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ka edhe yje të tjera në Inter, andaj nuk është e drejtë të flitet vetëm për ne dy”, ka thënë argjentinasi.

“Inter tash është një ekip më i fuqishëm, por roli i favoritit përcaktohet nga gazetarët. Ne mund vetëm të vazhdojmë të punojmë për të krijuar një ekip që do të luajë futboll të mirë dhe të fitojë rezultate pozitive”, ka shtuar Milito.

No comments:

Post a Comment