Thursday, August 27, 2009


Sneijder: I gatshëm të përballem me Milanin


Mesfushori i Real Madridit, Wesley Sneijder, duket se ka pranuar të bëhet lojtar i Interit, pasi ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e derbit të vikendit përballë Milanit.


Dje u tha se 25-vjeçari ka refuzuar rastin për t’iu bashkuar Interit, duke dashur të qëndrojë në Real Madrid, por sot La Gazzetta dello Sport shkruan disa citate befasuese nga holandezi.

“Nuk mendoj se largimi nga Reali do të jetë një humbje, pasi po vij në një prej klubeve më të mëdha në botë, një prej të cilëve ka fituar kampionatin gjatë katër viteve të fundit”, citohet të ketë thënë ish-mesfushori i Ajaxit.

“Në disa javët e fundit, trajneri i Interit, Jose Mourinho, më ka dërguar një numër mesazhesh të shkruara, për të më bërë të ditur se sa shumë më dëshironte në Inter. Derbi me Milanin? Trajneri vendos, unë jam i gatshëm menjëherë, nuk kam mungesë të formës”, ka shtuar holandezi.

Mediat italiane mbrëmë shkruan se Snejder kishte arritur pajtim për t’u transferuar nga Reali në Inter, për një shumë që thuhet të jetë nga 15 deri në 16 milionë euro. Megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare.

No comments:

Post a Comment